Raki molle e cilësisë së lartë, e prodhuar nga varietete të përzgjedhura me kujdes, të korrura në momentin e pjekurisë së tyre të përsosur.

100% E DISTILUAR ME METODA ARTIZANALE.

  • Produkti Kryesor

Varietete të pjekura mollash, të përzgjedhura dhe të pastruara nga bishtat.

  • Distilim Artizanal

I ndërprerë, me prerje të kokës dhe bishtit, në kazanë bakri me avull.

  • Përmbajtja e alkoolit

39% vol.

  • Shishe

Shishe prej qelqi transparent, 700 ml.

  • Ndjesia e shijes

Duhet të shërbehet rreth 12°C në një gotë të hapur me formë tulipani.

  • Degustimi

I butë me aromë frutash të mollës.

Historia jonë fillon në fshatin Kovragë, një vend me një traditë të pasur në bujqësi, veçanërisht në kultivimin e mollëve. Në zemër të atij fshati, kemi krijuar një traditë të veçantë në prodhimin e rakisë së mollës. E mbushur me histori dhe pasion, raki jonë mollë "Mollë" prodhohet nga mollët më të shëndetshme dhe më të pjekura, të cilat përzgjidhen me kujdes të veçantë.

Fshati Kovragë është i njohur për plantacionet e tij, të mbjella që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar. Me kalimin e kohës, këto pemë janë rritur dhe arritur madhësinë e pishave. Në fund të viteve ’80, këto molle u prishën dhe u zëvendësuan me plantacione të reja moderne. Megjithatë, unazat e viteve të shtypura në trupin e mollëve të vjetra u përdorën për të krijuar logon tonë, këto unaza simbolizojnë përpjekjet, djersën dhe pasionin e paraardhësve tanë.

Rakia jonë e mollës “Mollë” është simboli ynë i pastërtisë dhe autentikës, e prodhuar me metoda artizanale që nga vitet ’90, pa shtesa apo substanca të tjera, duke garantuar një produkt të pastër dhe natyral. Është kënaqësia dhe krenaria jonë, një raki e veçantë që pasqyron angazhimin tonë për cilësi dhe autenticitet.

E themeluar në vitin 2008 nga familja Blakaj, AgroLiquid filloi si një distileri e vogël familjare për përdorim personal, me qëllimin për të bashkuar dekada traditë me teknologjitë më moderne – gjithmonë me synimin për të sjellë nivele të larta konsistence dhe krijimtarie në botën e pijeve alkoolike.

Në AgroLiquid besojmë se pijet më të mira alkoolike vijnë nga përbërësit më të mirë, dhe i krijojmë të gjitha produktet tona nga e para. Çdo hap i procesit monitorohet dhe menaxhohet ngushtësisht, nga përzgjedhja e mollëve të korrura, bluarja, grumbullimi, distilimi dhe shishenimi në vend, duke respektuar traditën dhe ritmin e artizanatit të domosdoshëm për të marrë një distilat të cilësisë së pastër.

Le të fillojmë këtë bisedë. Na trego pak rreth vetes dhe do t’ju kontaktojmë sa më shpejt të mundemi.